Kronikë

Fshehën dhe nuk deklaruan pasuritë, SPAK çon për gjykim në GJKKO ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish anëtarin Fatos Lulo

3 Gusht 2021, 12:05| Përditesimi: 3 Gusht 2021, 14:47

  • Share

TIRANË-Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. 

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sekuestrimi i pasurive:

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Njoftimi i Spak

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qatromi: 03/08/2021 19:18

    Po per ata qe kishin harruar mbi 100 milion cdo behet???? Apo ata do dekorohen?

    Përgjigju
  • Veriu: 03/08/2021 16:20

    Bravo USA Mos u ndalni

    Përgjigju
  • PARTIZANI I FUNDIT: 03/08/2021 15:59

    Para partizane se u dhi drejtesia

    Përgjigju
  • V. Dule: 03/08/2021 15:02

    Publikoni lajme te tilla sa te doni... Shqiperia nuk behet. Sorrosi do e shkaterroj kete vend. IKNIIIII, ikni te gjithe nga ky vend i mallkuar! (Jo ju vllezerit e mi te Dropullit dhe Himares! Ju jeni Vorio Epir! Vetem turkalvanoset duhet te ikin! Eladha do vazhdoj te mbytet ne borxhe, qe pensionet e grekeve nga fshati Gjini te mos nderpriten.)

    Përgjigju
  • LORA: 03/08/2021 11:03

    Lajm shume i mire. Reforma ne drejtesi po ecen perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?