16 ton lëng shpargu ishte vendosur në kanaçe u sekuestrua nga policia peruane pasi brenda tyre ishin fshehur 2.2 ton kokainë. Dy shqiptarët që janë shpallur në kërkim si organizatorë të trafikut të drogës nga Peruja në Holandë.
Shpragu vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjecarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjecarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.
U arrestuan edhe pesë peruanë të tjerë ndërsa ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve në arrati. Nëse droga do të zbriste në Hollandë, do të shitej me vlerën e 160 milionë dollarëve.
Lajmi kryesor: