Korçë, fshati Ravonik 33 vite me luhatje të energjisë elektrike! Banorët: Jemi korrekt me pagesat, duam zgjidhje

28 Tetor 2023, 15:04| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 16:07

  • Share

KORÇE- Rreth 300 familje në fashatin Ravonik, i cili ndodhet jo më shumë se 3 km larg Korçës, vuajnë prej 33 vitesh luhatjet e shumta të energjisë elektrike dhe orët e gjata pa korent. Sipas vetë banorëve shkak për këtë problematikë është rrjeti i amortizuar i cili bën që sa herë kushtet atmosferike të mos jenë të mira të ketë ndërpreje energjie.

Të shqetësuar, banorët shpjegojnë se kjo situatë shpesh ka dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake

“Një erë të fryjë dhe pak shi, ndërptitet energjia. Kam dhe një biznes aty më shkatërrohet”, tha një banor.

“Ne jemi korrekt, kjo është problematike 33 vjeçare. Prishën lavatriçet se është tension i ulët’, tha një banor tjetër.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë, nuk e di me kë e kanë problemin, unë dua korrent”, tha edhe një banor tjetër.

Ata që e vuajne këtë problematikë prej vitesh janë gjysma e fshatit Ravonik

“OSHEE e di. Bashkia e di. Drejtori i zonës e di. Asnjëri nuk i jep rrugëzgjidhje. Korrenti ka qënë gjithmonë skandal, jemi shumë të rregullt si fshat. E paguajmë. Jemi si në kohën e “babaqemos”, tha një banor.

Nga një komunikim me përfaqësues të OSHEE Korçë, na u bë e ditur që institucioni ka marrë masa për të kryer ndërhyrjen që të lidhi fshatin Ravonik me rrjetin e qytetit të Korçës, kjo gjë është nuk është pranuar nga pronarët e tokave bujqësore në të cilat do kalonte rrjeti.

OSHEE është në pritje të kesaj zgjidhje, për të intervenuar në ndryshimin e rrjetit, por pengesë konsiderojnë vetë banorët.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?