Fshati 'ilegal' në Pogradec, që nuk ekziston në hipotekë (VIDEO)

19 Maj 2020, 18:40| Përditesimi: 19 Maj 2020, 21:25

  • Share

Banorët e Blacës nuk kanë mundur të regjistrojnë pronat e tyre prej vitesh. Blaca fshati me 1500 banorë në Pogradec nuk ekziston në asnjë regjistër apo harte hipotekore. Banesat, tokat, bizneset dhe cdo pronë në këtë fshat është e paregjistruar.

Ky problem madhor i penalizon banoret e Blacës për shitje-blerjen e pronave por dhe për mundësinë e marrjes së kredive në bankë. Ne mungese te një dokumentacioni pronësie vendasit i kanë shitur pronat në mirëbesim, cka më pas ka sjellë konflikte mes palëve.

Kryeplaku i Blaces Klodian Oshafi shprehet se kjo situatë veç premtimeve boshe, asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje. Burime nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Korçë thanë se ky fshat nuk është regjistruar asnjëherë dhe problemi është i mbartur prej 30 vitesh.

Ndërsa nënkryetari i bashkisë së Pogradecit, Paskalino Ziko premton se ne buxhetin e vitit 2020 është parashikuar fondi për zbatimin e një projekti i cili do të sjellë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?