Fshati i shkopinjve të temjanit

2 Shkurt, 11:21| Përditesimi: 2 Shkurt, 11:23

  • Share

Në Vietnam, një fshat i tërë i është kushtuar prodhimit të shkopinjve magjepsës të temjanit. Quang Phu Cau në Vietnamin verior është bërë një destinacion popullor turistik për prodhimin e tij të shkopinjve të temjanit.

Quang Phu Cau ndodhet në jug të kryeqytetit vietnamez Hanoi. Një spektakël i veçantë është kur dhjetëra mijëra shkopinj temjan të prodhuara në fshat nxirren për t'u tharë në mëngjes. Familjet që jetojnë dhe punojnë në "fshatin e temjanit" të Quang Phu Cau tani bëjnë gjithashtu shkopinj në të verdhë, blu dhe jeshile, duke tërhequr vizitorë të etur për të bërë fotografi.

Temjani dhe shkopinjtë e temjanit përdoren kryesisht në praktikat shpirtërore ose shamanike dhe ceremonitë fetare. Ata luajnë një rol qendror në hinduizëm dhe budizëm./DW

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?