Fshati Gjyshaj në Lushnjë pa rrugë, banorët: Jemi të izoluar! Na kanë lënë në harresë

7 Janar 2023, 16:19| Përditesimi: 7 Janar 2023, 16:26

  • Share

Mbi 200 banorë të fshatit Gjyshaj në Njësinë Vendore Ballagat të Lushnjës nuk kanë rrugë. Me një gjatësi 3 km rruga që lidh fshatin me qytetin është krejtësisht e amortizuar. Prej tre dekadash nuk është bërë asnjë investim.

“Kjo rrugë është shumë e vështirë. Në këtë rrugë ka shumë kohë që nuk është vënë dorë. U shtrua në fillim vetëm me zhavor dhe që atëherë pushteti vendor dhe lokal në ka lënë në harresë vetëm ca e kemi mirëmbajtur nga pak vet”.

“Kam një djalë në Itali mbi 13 vjet. I paguaj taksat çdo vit dhe vetëm rrugë po i kërkojmë shtetit. 5000 lekë bën bileta për të shkuar nga këtu në Lushnjë si t’ia bëjmë", thanë banorët.

Sidomos në ditë me reshje mjetet e vogla nuk hyjnë dot në fshat.

“Rrugë kalimtare nuk ka. As gomari nuk hy këtu. Ne kemi filluar duke mbledhur fonde. Kaq dobët është shteti që na la lënë në këtë gjëndje.

“Kemi ardhur nga emigrimi. Rruga këtu ka 32 vite demokraci këtu nuk ka vënë askush dorë. Vetëm 1 km rrugë kanë bërë. Gjyshaj u harrua. Bashkia nuk ka bërë asgjë. Pse mos ta bëj? Ne po kërkojmë vetëm rrugë", thanë banorët.

Banorët kanë investuar në banesat e tyre, por rruga është ajo që i penalizon për të kryer sherbimet sociale dhe shëndetësore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?