Në treg qershia tregtohet deri në 500 lekë, kumbulla 200 lekë, qytetarët për Report Tv: Pagat si në Afrikë, çmimet si në Amerikë

9 Qershor 2023, 15:33| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 15:53

  • Share

Shtrenjtimi i ushqimeve çdo ditë e më tepër po rëndon buxhetin e familjeve shqiptare. Edhe pse të stinës, shumë lloje frutash vijojnë të tregtohen me çmime të larta, duke e kthyer blerjen e tyre në një luks për qytetarët, e sidomos pensionistët.

 “Pagat e punëtorit si në Afrikë , çmimet si në Amerikë ku të paktën atje punëtori merr 1500, ndërsa këtu me €”, tha një qytetar.

Qershia vendase vijon të tregtohet deri në 350 lekë, ndërsa ato të importuara rreth 500 lekë kilogrami. Ndërsa kumbullat i gjen në treg me çmim 200 lekësh kg. Në krahasim me vitin e kaluar kur çmimi i qershive ishte 3-5 herë më i ulët, sivjet blerja e tyre ka rënë ndjeshëm.

“Pensioni nuk del. Mos pyet për pensionin!”

“Çmimet janë të larta.’’

‘Pak a shumë të shtrenjt. I shikoj po nuk i marrim dot se kaq të ardhura kemi, të ulëta.”

“Çmimet i ngrejnë këta (tregëtarët)”, shprehen qytetarët.

Edhe Instituti i Statistikave në raportin e tij më të fundit tregon se krahasuar me muajin maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10%, pasuar nga mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 6,5%.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 10/06/2023 02:13

    Ketu ne Kanada eshte $22/kg. Keshtu eshte cmimi gjithmone ne fillim te sezonit, po gjithsesi nuk bie me pak se $10/kg as ne fund. Cmimet kane kohe qe jane cmend kudo

    Përgjigju
  • Iris: 09/06/2023 23:46

    Ne U.S qershia vendase tani eshte 4.99-5.99/lb,shume e shtrenjte.Javen e kaluar i bleva me kupon dixhital 2.97 $/lb,me kushtoji ne total 13 $ sepse mora me shume se nje lb.Sic e shikoni dhe ne U.S nuk ka liresi.Pjeshket jane te 3.99 $/lb,,shalqini-4.99-7.99 $/nje i tere,kurse qeshia mbi torte per cmime te shtrenjta e mbajne ato kumbullat e vogla, rrumbullake, jeshile qe jane te tharta e si gjysem te egra,qe i shisnin fshataret dikur ne Tirane,ose afer trenit,ndoshta shiten dhe sot.E dini sa shiten ketu? 11 $/lb!! Jane kaq te shtrenjta sepse jane importe ekzotike.

    Përgjigju
  • Frutikultur: 09/06/2023 17:31

    Ne fakt kete vit nuk ka pasur prodhim qershia , vjet kishte shume me shume nga 10 qershi qe ka gjyshi nga nena vetem 10-13 kg nuk kane bere me shume , besoj kete vit ecen mire gruri dhe dritherat ose domate etj por Qershi jo , edhe luleshtrydhet jane dobet , por kumbulla ka prodhim por nuk e blen njeri vetem e blejne alkoldashesit…

    Përgjigju
  • Ben: 09/06/2023 16:39

    Ne Serbi 1.3 euro eshte sot qershia.

    Përgjigju
    • Lexues: 09/06/2023 17:21

      O sa mire, po vijme ne Serbi te hame qershi edhe te na varrosin ne ndonje parking makinash. Ne Gjermani nuk i gjen me pak se 7 euro per kg. Cfare lidhje kane keto cmime pakice neper bote me kerkese-oferten ne Shqiperi?

  • Luiza: 09/06/2023 16:17

    Jemi ne kapitalizem ku çmimet i rregullon tregu,pavarsisht se ketu nuk ka rregullator dhe eshte ne dore te matrapazeve.Por matrapazi nje here “t’a hedh”,heren e dyte nese nuk i shitet malli dhe atij shkon “per lesh”.Shkurt nese çmimet jane te larta dhe tregu funksionon eshte ok,por nese tregtaret dalin rru e qeth do falimentojne se dhe ata s’kane leverdi,prandaj çmimet do i mbajnë te larta aq sa perputhet oferta me kerkesen.Keshtuqe çfar te jet e shkrujtme eshte per ne shumicen,nuk mund te jemi “zengjine” ne tavoline çdo dite,prandaj dhe une si pensionist “ul koken” dhe pres kur te ulet,se mbase mund te shijoj diçka nga frutat “magjike” te stines. Mos kujtoni ju se ne Amerike kane mundesi te gjithe te blejne siç duan dhe siç mendojnë ketu ata qe nuk kane qene ne Amerike. Shiten me kokrra edhe qershiat,rrushi,etj dhe shalqini shitet me thela…

    Përgjigju
  • ylli: 09/06/2023 15:49

    eshte fillimi,,,pas dy javesh bien cmimet,,,mos u beni si delengjinj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?