Frrok Gjini

Frrok Gjini pranon mandatin dhe do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit! Nesër KQZ e miraton pas dorëheqjes së Benet Becit

2 Maj 2023, 21:39| Përditesimi: 2 Maj 2023, 21:42

  • Share

Frrok Gjini pritet që nesër të marrë mandatin e deputetit dhe në seancën më të parë do të betohet për t’u bërë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipëri. Gjini do të jetë përfaqësues i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, pasi do të zevëndësojë kështu  Benet Becin, që la mandatin për të garuar si kryebashkiak.

Mandatin i Becit i kalonte Ilir Beqajt, por ish ministri ka refuzuar duke ia kaluar kështu radhën Gjinit.

Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili u zëvendësua nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që u zëvendësua nga Asllan Dogjani. Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, u zëvendësua nga Ludovik Hasani. Nga mazhoranca dy deputetë, Benet Beci në Shkodër, që pritet të zëvendësohet nesër nga Frrok Gjini si dhe Besjan Ajazi që kandidon në Gramsh, mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.

Lista

Luciano Boçi-Elbasan      PD           (Qani Xhafa)

Belind Këlliçi-Tiranë         PD            (Asllan Dogjani)

Zef Hila – Shkodër            PD          (Ludovik Hasani)

Benet Beci- Shkodër        PS          (Frrok Gjini )

Besjan Ajazi- Gramsh       PS          (Shkëlqim Bullari)

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koktuli: 03/05/2023 07:07

    Nuk ngeli koktule e trupeshk pa u fut ne parlament. Me Frrok magjarin, i konpletuan numrat

    Përgjigju
  • San Giovanni: 02/05/2023 22:52

    Auto Vadis Albania me Frrokun depotet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?