Kyriakos Mitsotakis

Frrok Çupi: Kali i Trojës është kthyer në budalla

23 Gusht 2023, 10:21| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:30

  • Share

Bota u fry frikshëm në trikun e dyshes Bejleri- Micotaqis dhe priste ç’krijesë  do të lindte. Pak kush priste që prej kutisë ku fle filozofia ‘mos e beso dhuratën greke!’, do të dilte një budallallëk i pashoq. Kam pasur rastin të ndodhesha në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Marathonomakut në oborrin e selisë së Këshillit të Europës, para njëzet vjetësh. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreou, një yll i politikës greke, lëshoi shiritin e kuq dhe mbajti frymën në një çast kur dikush nga Këshilli tha: “Faleminderit Greqisë, por ju bëj thirrje ‘Kujdes nga dhurata greke’”.  Politikani i lartë i Greqisë solli në qendër të Europës atë imazh që tha prifti Laocoon kur Daneasit i sollën Trojës si dhuratë një kalë. Laocoon thërriti: “Çfarëdo që të jetë, kam frikë nga Daneasit, edhe kur sjellin dhurata!”. Herën më të fundit, në sulmin kundër ‘Trojës’ Shqipëri, i pari i grekëve nuk solli dinakërinë, por solli një budalla dhe një budallallëk.

Budallallëku i parë, i Micotakis:

Është i vetmi që ka formën e kalit, por formën e një kali jo mitologjik, të një kali alias shqiptar që përdoret për të marrë nusen. Kur nusja përmjerr në kalë, edhe kalit s’i ka hije. Vetë zoti Micotakis i mbylli derën të parit të Trojës (Shqipëri) dhe i tha ‘po të pashë këtej pari, ta preva kokën’ për korbat e Athinës. Këtu ndodhi përmjerrja e kalit në vend të dinakërisë. Kryetari i Shqipërisë Edi, iu përgjigj Qirjakos: -Hajde mik, hajde të pres në Trojë (Tiranë); nëse ke humbë rrugën po të dal përpara!. Ra kali. Deneasi i sotëm as që mundi të mendonte mençurisht se si do t’i përgjigjej tjetri. Ra edhe diplomacia greke. Çfarë do të thotë Qirjako në Tiranë? ‘M’u prish kali rrugës?’ Budallallëk

Budallallëku i dytë i liderit të Greqisë:

Kësaj here Qirjakos është kthyer në një ‘Kostandin’ ballkanas që ngrihet nga varri për të çuar motrën në gjini. Kjo është legjenda jonë e përbashkët, përveçse emri i heroit mund të ketë mbetur nga Bizanti. Kryetari i Qeverisë Greke e mendon veten në kulmin e lavdisë së saj kur hyri e para në BE, e para në NATO, e para në librat e Oriana Fallacit dhe në kronikat televizive me sulmet kundër bazave ushtarake dhe presidentit amerikan në mes të Athinës. Kujtesa e rrëmujave antiamerikane i erdhi si një vizion i turbull dhe iu bashkua dy shqiptarëve që luftojnë sot kundër Amerikës: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kryetari i shtetit grek nuk po gjen dot Greqinë. Nuk është më ajo Greqi. Sepse nuk është më as ajo Botë. Nuk është më Shqipëria që ishte ‘e vogël, e uritur, e shëmtuar e me lecka në trup’. Greqia ndihmoi shumë atëherë, por po e djallos me kujtesën. Nuk mund ta ndalojnë më Shqipërinë për në BE. Budallallëk ta mendoje. Vetë Greqia ka pësuar infeksionet e saj. Greqia e sfilitur pas një traume financiare ku kishte dëshmuar budallallëk me Europën, ende nuk e ka marrë veten. I është goditur edhe psikoza. Roli si primat i ka rënë diku në brigjet e Egjeut me Turqinë. Fati i keq se tani rrethohet nga anëtarë të NATO-s . ‘Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët!’, tha kryeministri i Shqipërisë, duke dashur të mos e lërë rrugës Greqinë. Disa herë, që nga shekulli 13 Shqipëria ka qenë superiore me fqinjën e vet; mbreti i Greqisë duhej të mësonte gjuhën shqipe nëse donte ta kuptonte Parlamentin e vet. Diplomati frëng, Pukëville e pat quajtur greqishten ‘një dialekt’.

Budallallëku i qëllimtë, i dyti pas vitit 1940:

Këtë nuk mund ta lejonte as edhe një njeri analfabet, por ja që ndodhi. Po përdoret koka e Fredi Bejlerit. Ky e ka kokën me kujtime krimineli si vrasës në Peshkëpi, por edhe me budallallëk të madh. Pse po e përdor kryetari i Deneasve, njësoj si kalin në Trojë? E para, sepse nuk është grek, por mysliman turk me mbiemër ‘Bejleri’. Qirjakos nuk humb asgjë kombëtare. E dyta, sepse ky ka kryer krime në kufi, ka manifestuar urrejtje kombëtare, ka blerë vota dhe është gati të bëhet ‘hero turk për Athinën’. Budallallëk me okë. Një i mençur nuk do ta bënte këtë që po bën Bejleri. E njëjta ‘kokë turku’ u përdor edhe në Luftën Italo- Greke, 1940. Në kufirin jugor Shqipëri- Greqi, pushtuesit italianë vranë një shqiptar nga Çamëria, Daut Hoxha, bari e në punë të vet. Iu duhej një kokë njeriu për të justifikuar luftën. Fashistët deklaruan se ‘po mbrojnë të drejtat e njeriut’ përmes Daut Hoxhës dhe prandaj po luftojnë Greqinë. Edhe atëherë, në atë kohë, kjo u quajt një budallallëk. Po pse e përsërit Athina edhe sot? Në vend të Daut Hoxhës ka vënë Fredi Bejlerin…

Në kufi, ku ka luftë, sot ka budallenj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kozma: 24/08/2023 21:57

    Nje analiz pa kuptim me duket sikur doni te tregoni qe Greqia ka nevoje Shqiperin.Ne cfar aspekti?Krahasoni vetem produktin e pergjithshem te ekonomis dhe do te kuptoni se cfare thoni?Qe mos te flasim per histori?

    Përgjigju
  • Edmond: 24/08/2023 20:32

    Edi rama lëshon 10 metra litar, dhe kur sheh vrimën ngusht tërheq një,kur gjith populli ngrihej duke i kërkuar llogari pse po ndodhin kto të padrejta në Gjirokastër Sarand Vlorë etj etj, Edi rama tellej me ne, tani që vrasësi i një oficeri dhe një ushtari, u doli edhe deputet me vota të vjedhura, edi rama doli si qyqra duke shpëtuar prapanicën, sepse do i merte himarën shoku salisllobodani, dhe ktu si pëlqeu edvinvuçiçramës, por që në Shqipëri vijn grek e lloj lloj sorollupësh duke na bër presjon, kjo ndodh vetëm nqse në Shqipëri udhëheqin tradhtarët

    Përgjigju
  • Altin: 24/08/2023 07:32

    Shkrim kot pa asnje kuptim...pra nje budallallek i Frokut

    Përgjigju
  • Arioni: 23/08/2023 10:51

    Micoqitasi e do belerysh shrekun per te mar tokat e j Himares dhe shreku vrases esht spiun i grekut uturaki i Evropës na rruj arqidhiet micotaqiisi dhe beleriqisimi

    Përgjigju
  • Mario: 23/08/2023 10:50

    budalliku i trete, as vete Beleri nuk do donte te qendroje ne Trojen burg per 50 euro sepse mandatin e ka humbur sapo gjykata jepte verdiktin per korrupsion zgjedhor si rezultai i lgjit te dekriminalizimit nga i ndricuari i vetingut ne politike Brava e fjetur. Troja eshte burgu as Tirana as Athina o bajraktar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?