Sali Berisha

Frrok Çupi: Berisha do të hetohet në Amerikë, ja pse shemb urat

27 Prill 2022, 10:05| Përditesimi: 27 Prill 2022, 10:07

  • Share

Ka tre a katër ditë që njerëzit nuk gjejnë dot ‘ça do me thënë kjo punë?!’. Është sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe po kërkojnë ‘largimin menjëherë…’. Nuk ka ndodhur kurrë, që prej 100 vjetësh. Diktatura komuniste Amerikën e bëri ‘tabelë’ lufte me propagandë, por nuk ndodhi që të ndërseheshin 5 a 500, a 5000 njerëz ‘nga populli’ për nga ndërtesa e verdhë në Rrugën e Elbasanit. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt.  Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.

Cili është përlimi- sipas Fishtës; apo çfarë kërkohet?

Kërkohet shkalla e fundit: Të shemben urat mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pasi janë provuar të gjitha mjetet, tani kërkohet e fundit: Të priten urat!. ‘I vdekuri, por seksualisht i kënaqur’, (që quhet selig- sipas Frojdit), arrin në ide delirante dhe atë çfarë shikon me sytë e dëshirës, e arrin në realitet! Berisha ka arritur realitetin e tij që paraqet situatë të re: Nga hetimi dhe gjykimi amerikan shpëton vetëm duke shembur urat me ‘shtetin djall’ përtej oqeanit. Natën kur u panë të  të parët që dolën me ura zjarri në faqet e internetit  me thirrjen për ‘shporrjen e Ambasadores’, në atë moment Berisha shpëtoi nga makthi: ‘U kry, bos!’. Efekti: Shtetet e Bashkuara që në këtë moment nuk e kanë më të drejtën e ekstradimit drejt Uashingtonit.
Ky është obsesioni.

Realiteti duket se është tjetri: Sali Berisha do të udhëtojë drejt Amerikës për tu hetuar për veprat e këqija të kryera në kurriz të popullit shqiptar dhe të shtetit amerikan. Fusha e ekstradimit ndodhet e hapur në legjislacionin e shtetit amerikan.

1.

Legislacioni amerikan që mbikëqyr krimin:

Burimi nga ku rrjedh ‘legjislacioni gjithëpërfshirës’, për mbikëqyrjen masive- ku ka rënë edhe Berisha, nis që nga shpërthimi i terrorizmit kundër Amerikës, 11 shtator. Arsyeja: Kultura amerikane nisi të marrë frikë të lartë. Rreziku i aleancës mes grupeve terroriste në botë e rrezikonte më shumë kulturën amerikane. Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv në mbrojtje të sigurisë së amerikanëve, transformoi pjesë të tëra të peizazhit ligjor të Amerikës. Brenda disa muajsh, Administrata e Xhorxh W. Bush kishte autorizuar përgjimin dhe spiunimin e organizatave dhe individëve të dyshuar.

Çështje  përcaktuese e peizazhit ligjor pas sulmeve terroriste është se si të negociohet mbrojtja e sigurisë kombëtare me menaxhimin e fuqisë presidenciale në rritje.

Presidenti Joe Biden, në momentet më të nxehta kur Berisha ‘tundte bishtin’ si i pafajshëm, duke akuzuar Amerikën, lëshoi deklaratën se ‘të korruptuarit e qenësishëm’ në Ballkanin perëndimor ‘rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara

Gjatë periudhës së sundimit të Berishës në Shqipëri janë bërë të njohura lidhjet me organizatat terroriste si Al Qaeda, Al Haramei, militantët Islamistë të Bin Laden që u stërvitën në territorin shqiptar, etj. Kur la pushtetin Berisha, në vend ishin të instaluara mbi 95 celula terroriste.

2.

Ligji amerikan është ura që e tërheq Berishën në Amerikë.

Në Shtetet e Bashkuara gjatë 20 v jetëve të fundit ka një ndryshim të dukshëm të interesave të sigurisë kombëtare. Këto interesa  kanë riformuar aspekte të ligjit amerikan dhe pushtetit presidencial. Nëse dy a tre herë administrata Amerikane u detyrua që të deklarojë para Berishës se ‘ambasadorja Kim është vetë presidenti Biden në Shqipëri”, ky ishte sinjali i fuqishëm se ‘Berisha, përmes zonjës Kim po sulmon presidentin e Shteteve të Bashkuara!’. Sulmi mbi autoritetin e shtetit amerikan është një aspekt terrorizmi mbi sigurinë. Kjo shpaguhet me ligj, para Hetimit dhe Gjykatës Amerikane. Akti i fundit i nxitjes së turmave të paguara e të frymëzuara për terrorizëm, sikur “do të shporret Ambasada Amerikane”, është një vepër me qëllime terroriste. Sulmi mbi autoritetin e Shteteve të Bashkuara ndëshkohet edhe nga legjislacioni shqiptar, i cili e përcakton shtetin Amerikan si ‘aleatin e vetëm, strategjik’ të shtetit shqiptar.

3.

A ka dosje Amerika për Berishën?, pyesin

Naivitet; shpesh herë naivitet i frymëzuar.

“Arma më e fuqishme në parandalimin e sulmeve terroriste është inteligjenca”, thotë George Terwilliger, një anëtar i Shoqatës Federaliste Konservatore dhe ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm nën Presidentin George H. W. Bush. “Mendoj se një nga trashëgimitë ligjore të 11 shtatorit është aftësia e qeverisë për të mbledhur dhe analizuar atë lloj informacioni…”

Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv ka krijuar kushte të reja për gjurmimin e akteve kundër sigurisë amerikane, si mes amerikanëve edhe mes të huajve. Ish presidenti i Shqipërisë, Berisha, ka një trashëgimi të egër veprash në dëm të paqes, në dëm të rendit botëror, në dobi të kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe aleatëve terroristë në Lindjen e Mesme.

Vetë administrata e Bushit, konservatore, i shpalli luftë terrorizmit duke ndjekur autorët e sulmeve vdekjeprurëse; dhe kjo është vija amerikane e ruajtjes së sigurisë kombëtare. A ka dosje Berisha? Pyetje naive. Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm i SHBA, John Ashcroft, thotë se për të ekzekutuar gjithë këtë luftë të gjerë,  janë dashur ‘shumë mjete për të mbledhur inteligjencë’.

Prapë pyesin ‘a ka dosje?’

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 27/04/2022 17:15

    Po 32 vjet antishqiptarizem i perbetuar dhe shkallmues per shtetin e shqiptarve,deri ne kufijte e ekzistences,,,kur do gjykohet e denohet ,Frrok ???? Ketu,ne Shqiperine tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?