FLORIDA - Lionel Messi u detyrua të largohej pas 37 minutash në kthimin e tij në fushë për Inter Miami-n, por bashkëlojtarët e tij vulosën fitoren 4-0 kundër Toronto FC në MLS amerikane. Argjentinasi që mungoi në humbjen 5-2 të Miamit nga Atlanta të shtunën për shkak të lodhjes, mund të humbasë finalen e Kupës së javës së ardhshme kundër Houston Dynamo.
Trajneri Gerardo Martino tha se 36-vjeçari po mbart një "dëmtim të vjetër". Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk u përdor nga trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni kundër Bolivisë javën e kaluar. Ish-bashkëlojtari i Messit te Barcelona, Jordi Alba, gjithashtu pësoi një lëndim kundër Torontos dhe Martino tha se të dy lojtarët do të humbnin patjetër ndeshjen e së dielës kundër Orlando City.
“Nuk ka asnjë shans që ata të jenë atje të dielën. E di që kemi një finale për të luajtur (të mërkurën), por ata nuk do të shkojnë pranë fushës nëse nuk mund të luajnë”, tha Martino.
Arsyeja e largimit të Messit? Përgjigjia vjen nga vetë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili ia ka thënë ish-yllit të Napoli-t, Lorenzo Insgine-s, kundërshtar i Inter Miami-t me Toronton e tij të mërkurën në mbrëmje. Insigne i është afruar Messi-t për ta pa pyetur për gjendjen e tij.
“El tobillo… el tobillo”, ka thënë argjentinasi duke bërë të ditur se kishte një problem në kavilje. Shtrëmbërimi i fytyrës nga dhimbja dhe zhgënjimi i qartë në sytë e Messi-t kanë alarmuar tifozët.