Frikë për vullkane, gjendje e jashtëzakonshme në Islandë! 800 tërmete në 24 orë në qytetin Grindavik

11 Nëntor 2023, 12:48| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:23

  • Share

Mbi 800 tërmete të rëna gjatë natës shtuan frikën për shpërthime vullkanike në Islandë, ku autoriteti i Mbrojtjes Civile shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Planet e evakuimit janë vënë në zbatim për qytetin e Grindavik, me popullsi rreth 4,000 banorësh, tre kilometra në jug-perëndim të zonës ku u regjistruan lëkundjet sizmike të premten. Të enjten, 'Laguna Blu', një zonë turistike pranë Grindavikut, e njohur për llixhat e saj termale, u mbyll si masë paraprake. Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë dhe mijëra lëkundje janë regjistruar që nga fundi i tetorit.

Herët në mbrëmjen e së premtes dy tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.2 rihter, u ndjenë deri në kryeqytetin Reykjavik dhe përgjatë një pjese të madhe të bregdetit jugor të vendit.

“Në këtë fazë, nuk është e mundur të përcaktohet saktësisht se kur dhe ku magma mund të arrijë në sipërfaqe. Ka të dhëna se një sasi e konsiderueshme magmë po lëviz në veri drejt Grindavíkut”, thuhet në një deklaratë.

Rreth 24,000 lëkundje janë regjistruar në gadishull që nga fundi i tetorit, 800 prej të cilave vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A.M: 13/11/2023 23:12

    Te gjithe njerezit jane evakuar nga Grindavik,nuk ka asnje rrezik per jeten. Reykjaviku,airoporti dhe Keflavik nuk rrezikohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?