Frikë për rezultatin kundër Dukës, shtyhen zgjedhjet për kryetarin e shoqatës rajonale të Shkodrës

8 Janar 2022, 21:26| Përditesimi: 8 Janar 2022, 21:27

  • Share

Federata e futbollit vendos shtyrjen e procesit zgjedhor për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Me pretendimin e pandemisë zgjedhjet janë shtyrë vetëm pak orë para se ata të kryheshin, për shkak të frikës nga gara, duke qenë se u kuptua që votat nuk ishin në favor të kreut aktual të FSHF. Ashtu si ndodh zakonisht, gara nuk u lejua, për aq kohë sa rezultati nuk ishte i trukuar, duke garantuar fitore të sigurt të kandidatit të përcaktuar nga vetë federata. Aktualisht në krye të Shoqatës Rajonale të Shkodrës është trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Shqipërisë, Armando Cungu.

“Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër njofton opinionin publik se është marrë vendimi për të shtyrë për një moment të dytë procesin e zgjedhjes së Kryetarit, për shkak të situatës së krijuar nga Covid. Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër i ka komunikuar anëtarëve të saj se do të njoftohen në ditët e ardhshme për datën e re të zhvillimit të zgjedhjeve”, shkruhet në njoftimin që tregoi për shtyrjen e garës që sheh të luftojnë për postin e kryetarit kandidatët Lazër Matia dhe Kujtim Shaba, me këtë të fundit që ka akuzuar për parregullsi të procesit.

Kujtojmë se kryetarët e shoqatave rajonale janë ata që do votojnë në zgjedhjet për president dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv të FSHF-së

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?