Foto ilustruese

Bota

Frikë për luftë? Kina dërgon 19 avionë luftarakë mbi zonën e mbrojtur ajrore të Tajvanit

6 Shtator 2021, 13:34| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 13:35

  • Share

Tajvani ka bërë me dije se avionëve ushtarakë kinezë kanë fluturuar në zonën e tyre të mbrojtur ajrore.

Ministria e Mbrojtjes tha se 19 avionë, përfshirë luftues dhe bombardues me aftësi bërthamore, hynë në të ashtuquajturën zonë identifikimi të mbrojtjes ajrore (ADIZ).

Vendi ka shprehur për më shumë se një viti shqetësimin për misionet e përsëritura të forcave ajrore të Kinës pranë ishullit.

Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bomba H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetës.

Një zonë identifikimi e mbrojtjes ajrore është një zonë jashtë territorit të një vendi dhe hapësirës ajrore kombëtare, por ku avionët e huaj ende identifikohen, monitorohen dhe kontrollohen në interes të sigurisë kombëtare.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?