Sport

Frikë për Lojrat Olimpike! 3 sportistë pozitivë me COVID, 2 prej tyre në fshatin olimpik

18 Korrik 2021, 12:19| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 10:26

  • Share

Tre atletë që do të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike janë testuar pozitiv me koronavirus 5 ditë para nisjes së evenimentit më të madh sportiv. Komiteti organizativ i ‘Tokyo 2020’ bëri të ditur se dy prej tyre janë në fshatin olimpik, ndërsa një rast tjetër është identifikuar gjetkë.

Organizatorët nuk bëjnë me dije se të kujt shteti janë sportistët e infektuar, por saktësojnë se janë të të njëjtit ekip. Të tre ata, por edhe anëtarët e tjerë të këtij ekipi kombëtar do të qëndrojnë të izoluar në dhomat e tyre, ndërsa do të ketë edhe veprime të mëtejshme për të përcaktuar nëse do marrin pjesë në Lojrat Olimpike ose jo.

Në total, organizatorët raportuan të dielën 10 raste të reja që lidhen me Lojërat Olimpike duke përfshirë media, kontraktorët e ndryshëm dhe personelin e stafeve. Vetëm një ditë më parë, të shtunën, u raportuan për 15 raste të reja me COVID.

Në katër ditët e fundit në Tokio të Japonisë mesatarja e rasteve të reja ka kapërcyer shifrën e njëmijë të prekurve, ndërsa sondazhet tregojnë se japonezët janë kundër mbajtjes së Lojrave Olimpike, pasi shumë të huaj pritet të vijnë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?