Frikë nga koronavirus, Manchester United izolon futbollistin e marrë në merkaton e janarit

13 Shkurt 2020, 15:19| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 15:21

  • Share

Në pamundësi për të bërë një goditje të bujshme Manchester United që ishte në emergjencë në sulm në merkaton e janarit huazoi nga Kina, konkretisht nga ekipi i Shangait, Odion Ighalo.

Pavarësisht se janë bërë më shumë se 10 ditë nga mbërritja e tij në Manchester, futbollisti ende nuk ka bërë ndeshjen e parë, për më shumë ende nuk ka kryer stërvitjen e parë me shokët e skuadrës. Siç raportojnë mediat në Angli, klubi kërkon të sigurohet plotësisht që Igalo, nuk është prekur nga virusi vdekjeprurës Koronavirus, i cili është përhapur në Kinë dhe deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 1100 personave.

Si rrjedhojë Ighalo stërvitet veçmas, në një zonë të Manchester-it që ende nuk dihet. Kjo deri sa të bëhen 14 ditë, kohë në të cilën virusi qëndron i fshehur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?