Kristoffer Olsson

Frikë në Suedi, mesfushori 28-vjeçar i kombëtares nuk mund të marrë frymë pa aparatura

27 Shkurt, 11:18| Përditesimi: 27 Shkurt, 11:19

  • Share

Frikë dhe panik për mesfushorin e kombëtares suedeze të futbollit, Kristoffer Olsson. 28-vjeçari që më herët ka luajtur edhe për Arsenalin aktualisht është pjesë e Midtjylland në Danimarkë.

Siç bën me dije Federata Daneze e Futbollit, mesfushori u rrëzua në banesën e tij disa ditë më parë pasi u godit nga një 'sëmundje ende e panjohur' dhe për momentin ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive në një spital në Danimarkë.

28-vjeçari nuk mundet të marrë frymë në mënyrë të pavarur, por i duhet ndihma e një bombole oksigjeni. Klubi i tij, Midtjylland shton se një goditje në tru mund të jetë shkaktare, teksa kërkon privatësi në këtë çaste paniku për Olsson.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?