Frika pushton UEFA-n, rrezikohet shtyerja e ndeshjeve të Champions League dhe Ligës së Kombeve

2 Mars 2020, 15:25| Përditesimi: 2 Mars 2020, 15:28

  • Share

Nesër në Amsterdam, pikësrisht në datën 3 mars, UEFA do të mblidhet për shortin e Ligës së Kombeve, por do të ketë edhe një asamble vjetore ku pritet të dalin vendime të rëndësishme.

Një ndër to është diskutimi për çështjen e shtyerjes së ndeshjeve të Champions League, për shkak të frikës së ka pushtuar kontinentin në lidhje me përhapjen e koronavirusit. Në dyshim serioz është zhvillimi i ndeshjes Paris SG-Dortmund, për shkak të masave që ka marrë shteti francez. Për të mos shtuar këtu edhe alrmin që ekziston në Itali, që së fundmi sipas mediave italiane rrezikon ndeshjen Juventus-Lyon.

Për këtë të fundit thuhet se mund të zhvillohet edhe pa tifozë, por edhe mund të spostohet diku tjetër. Ajo që i tremben më shumë është shtyjes së ndeshjeve, që mund të sillte edhe ngjeshje të kalendarit. Askujt, duke përfshirë UEFA-n, por edhe klubeve, nuk iu pëlqen kjo situatë, por para shëndetit asgjë nuk mund të vihet në diskutim.

Ndërkohë, në rrezik janë vënë gjithashtu sfidat “play off” të Ligës së Kombeve, të cilat do të përcaktojnë 4 skuadrat që do të shkojnë në Europian nga kjo “trampolinë”, por akoma më shumë se kaq do të hipotetizohet edhe një shtyrje e mundshme e datave të Europianit, nëse situata e Koronavirusit nuk përmirësohet. Shkurt, paniku i këtij virusi ka nisur të trondisë frikshëm jetën në kontinentin e vjetër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?