Frika për infektim nga koronavirus, ekipi i Ludogorets merr masa sapo mbërrin në Milano

26 Shkurt 2020, 18:02| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 18:07

  • Share

Ditën e sotme në Milano ka mbërritur skuadra e Ludogorets që të enjten në mbrëmje do të përballet me Interin për fazën e 1/16 të Europa League.

Ajo që ka bërë përshtypje është se të gjithë pjestarët e ekipit, duke përfshirë futbollistë, trajnerë dhe drejtues, mbanin maska në momentin që mbërritën në aeroport. Kjo për shkak të situatës me koronavirusin në Itali dhe konkretisht në rajonin e Lombardisë.

Për shkak të frikës së përhapjes së virusit ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve. Ndërkohë përsa i përket rezultatit ndeshja e parë në Bullgari është mbyllur me shifrat 0-2 në favor të Interit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?