Qytetarët me maskë në Tiranë

Frika nga virusi kinez, flet shefja e Epidemiologjisë: Ja kur duhet të përdoret maska

25 Shkurt 2020, 11:53| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 12:01

  • Share

Dyfishimi i masave dhe gatishmëria maksimale për të shmangur depërtimin e virusit kinez në Shqipëri, teksa në Italianë fqinje ka marrë shtatë jetë, ka rritur shqetësimin te një pjesë e qytetarëve në vendin tonë. Një pjesë e qytetarëve të Tiranës kanë vrapuar në farmaci për të blerë dhe vendosur maskat. Por është e domosdoshme vendosja e tyre dhe kur duhet? Kësaj pyetje i dha sot përgjigje shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini.

"Përdorimi i maskave duhet të bëhet vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me të sëmurë. Nuk rekomandohet kur nuk jeni të sëmurë apo nuk keni rekomandim mjekësor. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura" tha ajo. Deri tani në Shqipëri tetë raste të dyshuara rezultuan negative, që do të thotë se nuk është shënuar asnjë rast i infektuar me virusin kinez.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sulcebegu: 25/02/2020 13:14

    Maska dhe dinzifenktanti i duarve e vetmja menyre per tu mbrojtur NGA virusi dhe jo bryli apo larja E duarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?