Simbol i Lojërave Olimpike

Bota

Frika nga pandemia e COVID-19, Koreja e Veriut vendi i parë që tërhiqet nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike

6 Prill 2021, 11:48| Përditesimi: 6 Prill 2021, 11:52

  • Share

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar rrjedhën dhe mënyrën e jetesës sonë, si dhe ka kufizuar shumë ngjarje të rëndësishme sportive, si ajo e Lojërave Olimpike.

Koreja e Veriut, u bë vendi i parë në botë i cili “braktisi” pjesëmarrjen në Lojërat Olimpke të Tokios, në Japoni për shkak të frikës nga koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga Ministria e Sporteve të Koresë së Veriut, përmes faqes së tyre të internetit,  ku lajmëruan se pas një takimi me ekspertë të posaçëm më 25 prill, u vendosë se vendi nuk do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.                      

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të mbaheshin në 2020 por për shkak të pandemisë ato u shtynë për këtë vit, megjithatë situata dhe masat anti-COVID po i vështirësojnë sërish.

Organizatorët, lajmëruan se këtë vit, eventi më i rëndësishëm sportiv, do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve të huaj.  

Lojërat Olimpike në Japoni dhe do të mbahen nga 23 korriku deri më 28 gusht, ndërsa paraolimpiada nga 24 gusht deri më 5 shtator

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?