Mongolia do të pezullojë dërgimin e qymyrit në Kinë deri më 2 mars, njoftoi Agjensia shtetërore Montsame e lajmeve. Vendimi është ndërmarrë pasi janë raportuar dy raste të reja të konfirmuara me koronavirus afër vendkalimeve kufitare me Mongolinë.
Qymyri është malli kryesor i eksportit në Mongoli, sipas agjencisë shtetërore të Kinës Xinhua. Në 10 muajt e parë të vitit 2019, Mongolia fitoi 2.75 miliardë dollarë amerikanë nga eksportet e saj të qymyrit në Kinë. Mongolia deri më tani nuk ka raportuar ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Gjithsej 32 shtetas Mongolë u evakuuan nga qyteti kinez Wuhan në fillim të shkurtit.
Vendi gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave deri më 2 mars, ndërsa janë zbatuar masa të tjera parandaluese të sigurisë si anulimin e tubimeve publike dhe disa vendkalime kufitare.
Lajmi kryesor: