Frika nga koronavirusi/ Mbreti i Arabisë Saudite miraton zgjatjen e afateve të shtetërrethimit

12 Prill 2020, 02:24| Përditesimi: 12 Prill 2020, 02:28

  • Share

Arabia Saudite ka miratuar një zgjatje të shtetrrethimit të vendosur në të gjithë vendin. Agjensia Shtetërore e Shtypit Saudite (SPA) raporton se shtetrrethimi ishte miratuar nga mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al-Saud dhe që pritet të zgjasë deri në një njoftim të mëtejshëm.

Ministria e Brendshme po u kërkon njerëzve "t’i përmbahen rregullave gjatë shtetrrethimit për sigurinë e tyre", raportoi SPA. 

Arabia Saudite fillimisht filloi shtetrrethimin e saj në mars, si pjesë e një sërë masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?