Për të kufizuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, Kina do të dezinfektojë dhe karantinojë kartëmonedhat brenda 14 ditësh.
Lajmi u njoftua nga zv/guvernatori i bankës qendrore kineze Fan Yifei, duke përsëritur mbështetjen e saj për kompanitë në vështirësi dhe qëllimin për të ndjekur një politikë monetare "të kujdesshme".
Procedurat e kartëmonedhave
Fan Yifei sqaroi se do të përdoren rrezet ultravjollcë ose temperaturat e larta për dezinfektimin e kartëmonedhave, të cilat më pas do të vulosen dhe izolohen.
Pas periudhës së "karantinës", kohëzgjatja e së cilës do të varet nga ashpërsia e epidemisë në rajon, kartmonedhat mund të rihidhen në qarkullim.
Gjithnjë e më shumë blerje në internet
Për shkak të frikës së infektimit, shumë kinezë tashmë po kufizojnë përdorimin e kartëmonedhave duke parapëlqyer blerjet në internet.
Eshtë e nevojshme, - tha zv / guvernatori, në minimizohet përdorimi i kartmonedhave "për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e përdoruesve”. Përveç kësaj, Fan Yifei tha se transfertat bankare midis provincave janë pezulluar.
Lajmi kryesor: