Kongresi Botëror i Mobile, i cili është edhe ngjarja më e madhe vjetore në botë për celular, është anuluar për shkak të koronavirusit, sipas një deklarate të organizatorëve.
"Për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në Barcelona dhe vendin pritës, GSMA ka anuluar sot MWC Barcelona 2020 për shkak të shqetësimit global në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, udhëtimeve dhe rrethanat e tjera, që bëjnë të pamundur zhvillimin e këtij evenimenti të GSMA. Palët e Qytetit pritës respektojnë dhe kuptojnë këtë vendim", është shprehur ndër të tjera CEO i GSMA, John Hoffman në deklaratën e tij.
Vendimi vjen pasi kompanitë e mëdha të teknologjisë njëra pas tjetrës janë tërhequr nga ngjarja për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Lajmi kryesor: