Frika në Shqipëri për koronavirusin, Wolsburg do ta zhvillojë konferencën në Gjermani

12 Shtator 2020, 15:13| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 15:16

  • Share

Wolsburg duket se e ka me shumë frikë udhëtimin drejt Shqipërisë për shkak të koronavirusit. Klubi gjerman ka njoftuar se do të udhëtojë në vendin tonë vetëm ditën e ndeshjes me Kukësin dhe për këtë arsye konferencën zyrtare do ta zhvillojnë në Gjermani.

Pytejet për trajnerin e Wolsburg gazetarët shqiptarë do të duhet t’i dërgojnë fillimisht në klubin e Kukësit dhe më pas për t’i nisur në Gjermani. Konferenca do të jetë online.

Ëolsburg tentoi që ndeshjen me Kukësin, e vendosur për t’u zhvilluar në Air Albania në orën 20:00 me datë 17 shtator, ta transferonte në Gjermani, por duket se për këtë hasi probleme dhe oferta dështoi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?