Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Frika ndaj varianti Omicron, Johnson fton qytetarët: Dy doza nuk mjaftojnë, e treta e nevojshme

13 Dhjetor 2021, 10:04| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 10:07

  • Share

BRITANI E MADHE- Në një kohë kur varianti delta dhe omicron përbejnë numrin më të lartë të infektimeve nga COVID-19, kryeministri i Britanisë së madhe, Borius Johnson njoftoi se të gjithë personave mbi 18 vjeç do t’u ofrohet vaksina përforcuese.

Ky objektiv i ri, vjen në kuadër të përpjekjeve për minimizimin e formave të rënda me koronavirus dhe shënimin e viktimave.

Johnson teksa po tregonte përditësimet e fundit lidhur me pandeminë, tregoi se vendi ka hyrë në zonën e rrezikut 4 për shkak të shfaqjes dhe përhapjes së variantit delta.

"Kam frikë se tani po përballemi me një emergjencë në betejën tonë me variantin e ri Omicron. Tani është e qartë se dy doza vaksine thjesht nuk mjaftojnë për të mbrojtur maksimalisht qytetarët tanë. Por lajmi i mirë është se shkencëtarët tanë kanë besim se me një dozë të tretë, një dozë përforcuese”, tha kryeministri britanik.

Çdo qytetar i interesuar mbi 18 vjeç mund të marri dozën e tretë të vaksinën për sa kohë kanë kaluar 3 muaj nga marrja e dozës së dytë të saj.

Aktualisht janë të shtruar 10 persona me omicron në spitalet e Britanisë.

Frika ndaj variantit omicron dhe delta gjithnjë rritet, megjithatë edhe qeveritë e vendeve qëndrojnë vigjilente për përballimin e një vale të mundshme të COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?