"Frika më shtyu të qëndroja larg muzikës", Justin Bieber rrëfehet për 'mungesat' e tij në tregun muzikor

14 Shkurt 2020, 04:51| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 04:56

  • Share

Justin Bieber ka pranuar se të rikthehet në studion muzikore për regjistrimin e albumit të tij të parë pas pesë vjetëve, nuk ishte një gjë e lehtë.

Në një intervistë për Zane Lowe të Apple Music, këngëtari tha se frika e mbajti atë të mos kthehej në muzikë, dhe ai shqetësohej për çfarë do të fliste apo nëse muzika e tij e re do të pritej mirë në krahasim me artistët e tjerë.

Mirëpo, ajo që i dha atij më tepër konfidencë në vetëvete ishte reagimi i turmës që ai mori në një koncert me Ariana Granden. Sipas këngëtarit, ai reagim e emocionoi  dhe e bëri atë të kuptojë se muzika është qëllimi i tij dhe ai nuk duhet të ik nga ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?