Robot

Frika e pandemisë dhe Omicron, robotët zëvendësojnë njerëzit 'sjellin' ushqimin te dera në Pekin

30 Janar 2022, 08:12| Përditesimi: 30 Janar 2022, 08:18

  • Share

Lojërat Olimpike Dimërore janë afër dhe për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19,  janë vendosur kufizime të rrepta. Në një përpjekje për të reduktuar ndërveprimin njerëzor, robotët kanë zëvendësuar stafin e shërbimit në dhomën e një hotel në Pekin.

Një video e shpërndarë nga Reuters tregon se si një robot u jep ushqim të ftuarve me lehtësi dhe përsosmëri. Roboti mbërrin para derës në të cilën i është caktuar të çojë shërbimin, njeriu del shkruan, shënon një kod të caktuar dhe më pas del ushqimi. Kaq thjesht.

Situata e COVID-19 është përkeqësuar javët e fundit, kjo për shkak të  variantit Omicron.

Lojërat Olimpike dhe mbajtja nën kontroll e pandemisë, është një "sfidë" për Pekinin.

Spektatorët vendas nuk lejohen të marrin pjesë në veprimtarinë që do të fillojë më 4 shkurt. Më shumë se 2,000 atletë ndërkombëtarë së bashku me 25,000 palë të tjera të interesuara pritet të arrijnë në Kinë për Lojërat Dimërore.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?