Kreu i CDU, Friedrich Merz

Friedrich Merz konfirmohet në krye të CDU-së, Basha: Pres të punojmë më afër së bashku për të ardhmen europiane të Shqipërisë

22 Janar 2022, 20:53| Përditesimi: 22 Janar 2022, 20:58

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Friedrich Merz për konfirmimin në krye të CDU-së. Basha shprehet se pret të bashkëpunojë gjithnjë e më shumë me partinë simotër, në partneritet të fortë për vlerat europiane dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

"Urimet më të përzemërta për partinë tonë simotër @CDU për konfirmimin e @FriderichMerz si udhëheqësin e saj të ri. @pdshqiperi dhe unë presim të punojmë gjithnjë e më afër së bashku, në partneritet të fortë për vlerat evropiane dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë."-shkruan Basha.

Ish-kreu i grupit parlamentar unionist, Merz, u zgjodh në krye të CDU-së më 17 dhjetor 2021. 66-vjeçari fitoi 62.1 për qind në votimin e parë të anëtarëve në historinë e partisë. Merz kështu fitoi qartë kundër Röttgen-it dhe Braun-it.

Për Merz-in, kjo është përpjekja e tretë për të kryesuar partinë, pasi 66-vjeçari humbi në vitin 2018 përballë Annegret Kramp-Karrenbauer-it, pasardhëses së ish-kryetares së CDU-së dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?