Foto ilustruese

Frenoi menjëherë duke dëmtuar pacienten brenda, vihet nën hetim shoferi i ambulancës

9 Qershor 2022, 13:03| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 13:41

  • Share

Një shofer ambulance është proceduar penalisht nga Policia e Fierit.

Shoferi i ambulancës me iniciale L.P 64 vjeç banues në Fier në momentin që ka qenë duke transportuar një paciente ka frenuar menjëherë çfarë ka sjellë dhe rrëzimin e pacientes me iniciale F.B  e cila për pasojë ka marrë dëmtime.

64 vjeçari do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për hetime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?