Frenohet fenomeni i martesave të hershme, avokati: 90% përfundojnë në divorce! Për herë të parë në 2022 nuk ka asnjë martesë nën 18 vjeç

28 Mars 2023, 16:57| Përditesimi: 28 Mars 2023, 17:11

  • Share

Për herë të parë asnjë vajzë nën 18 vjeç nuk u martua gjatë vitit 2022. Ky fakt duket i rrallë në vendin tonë, pasi të martohesh fëmijë, pa mbushur ende të 18-at, ka qenë fenomen për shqiptarët.

Albezi, sot 15 vjeç, edhe pse e pranon se bashkëmoshatarët e tij dikur mendonin që në këtë moshë për të lidhur martesë thotë se pa shkuar mbi të 30-tat as që e mendon krijimin e familjes.

“Mendoj që martesën mund ta lidh 32 vjeç, sepse atëherë mund të kem krijuar një bazë financiare dhe do të jem m do të jem më I pjekur. Dua të kem mbaruar dhe arsimin.”

Për qytetarët martesat në moshë të hershme nuk janë më trend pasi kryesisht meshkujt kërkojnë gjithnjë e një shumë një krijimin e një baze të mire financiare dhe të arsimohen para se të nënshkruajnë kontratën martesore.

“Nuk martohen më në moshë të hershme nga koha. Janë të ikur nëpër vende të tjera.”- u shpreh një qytetar.

“Perspektivë për të krijuar në Shqipëri familje nuk ka.”- u shpreh një tjetër.

“Ka qenë ajo mosha ku nuk kanë patur vetëdijen e duhur, por vetëm ka qenë e dashuruar dhe kaq…”- tha një tjetër.

“Mos me qenë të varur prej familjes, prej njëri-tjetrit. E gjejnë një bashkëpunim me një shkollim më të lartë. Krijojnë një jetë më të pjekur.”- u shpreh një tjetër.

Për Report TV avokati Alban Duraj shpjegon se statistikat e lidhjes së martesës në moshë të hershme kanë ndryshuar sepse 90% e rasteve të tilla përfundojnë në divorc.

“Është një numër shumë I madh dhe shumë I frikshëm sepse rreth 90% e martesave të shkojnë drejt zgjidhjes , këto mund të kenë pasoja shumë të mëdhaja, për vetë bashkëshortët të cilët I zgjidhin këto martesa, por dhe fëmijët që mund të kenë lindur nga kjo martesë. Në këtë prizëm mendoj që kemi një evoluim të shoqërisë dhe çiftet e kanë kuptuar që të kenë një rritje profesionale , një bazë ekonomike dhe pastaj të shkojnë drejt martesës e krijimit të familjes.” - tha Alban Duraj, avokat.

Por për cilat arsye një çift i ri nën 18 vjeç mund të deklarojë martesën?

“Rastet konkrete janë kur ngelet shtatzëne një femër dhe në këtë kuptim e ka kodi.”- tha avokati.

Pasojat e divorcit shpeshherë thotë avokati krijojnë trauma psikologjike, sidomos në rastet kur ka një fëmijë në mes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?