Fredi Beleri

Fredi Beleri kërkon lirinë për të tretën herë në Gjykatën e Lartë

12 Nëntor 2023, 22:27| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 15:24

  • Share

Alfred Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i arrestuar për shit-blerje të votave në procesin zgjedhor të 14 majit ka kërkuar për herë të tretë në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së sigurisë arrest në burg.

Më herët, Gjykata e Lartë ka refuzuar dy kërkesa të Belerit për ndryshim të masës së sigurisë duke mos i krijuar mundësi Alfred Belerit të betohet para Këshillit Bashkiak dhe të marrë detyrën e kryebashkiakut.

Aktualisht, Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë. 

Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.

Pas arrestimit më 12 maj për blerjen e tetë votave me 40 mijë lekë të reja, Beleri ka kërkuar të paktën 5 herë heqjen e kësaj mase në shkallën e parë dhe në apel, por gjykatat kanë refuzuar.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klaus: 13/11/2023 09:43

    Do marre te njejtin trangull si 2 heret e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?