Ardit Bido

Fredi Beleri e paditi për shpifje, drejtori i Arkivës: Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, e ka shumë gabim

14 Tetor 2023, 09:39| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 09:41

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që ka ngritur ndaj tij, nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili e akuzon për shpifje.

Në reagimin e tij, Bido shprehet se nuk frikësohet të thotë të vërtetën akademike, me referenca shkencore dhe të bazuar në fakte që të çojë të burimi.

‘-Shumë më kanë pyetur këto ditë: “Pse je i vetmi që flet për këto çështje?”

Në të vërtetë, nuk jam i vetmi, jemi disa, por nuk jemi shumë. Ka ardhur çasti të kuptojmë pse…

Të tjerë më pyesin: “Pse flet tani?” Në të vërtetë, këtë që sapo patë, e kam thënë prej disa vitesh…

Paterni është që këto fonde sekrete nuk përdoren për arsye jo sekrete.

Tema: “Kë financon Greqia me fonde sekrete në Shqipëri”, data 23 tetor 2018: “Fatmirësisht”, ne jemi një vend me një gazetari që, sidomos në kohën e portaleve, ka shkitur pakëz dhe këtë, besoj, e pranojmë në pikëpamjen profesionale.

…se këto “sulme” me gjasme nga media shqiptare nuk të vijnë as për çështjen, të vijnë për çështje krejt të tjera dhe pa lidhje…

…por që e nxjerrin kokën se nga janë si sulme…

…deri sa vendosin të flasin edhe publikisht.

Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim.’- thotë Bido.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazim Mulleti: 14/10/2023 10:55

    Po kanakar i Shpetim Idrizit ish dr Dogana e Tatime hajdut i Xhoana Nanos ishte.Te mbeshtes kundra Belerit,por shih se Turqia e islami ishin dhe jane po ashtu anti shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?