Fred Beleri flet nga qelia për median greke: Akuza ndaj meje false, e duan me çdo kusht Himarën! Më arrestuan si terrorist

9 Korrik 2023, 15:23| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 17:00

  • Share

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash, ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”, ku ka përshkruar kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit. Për median greke ai e ka cilësuar si komplot arrestimin e tij. Beleri thotë se e goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

Beleri është shprehur se arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhje në mënyrë kinematografike e si të ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk e kanë thirrur në asnjë seancë hetimore, ndërsa akuzat ndaj tij, janë të mbushura me falsifikime.

Beleri tha me tej se duhet të ishte në pozicionin e tij si kryebashkiak duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve, ndërsa shton kryeministri Edi Rama nisi një sulm vulgar ndaj tij. Nga burgu ai thotë se i kërkon himarjotëve të tregojnë durim, të mos humbasin besimin te demokracia e shteti ligjor.

Zoti Beleris, fillimisht si jeni? Ju qëndroni në paraburgim për 50 ditë. Cilat janë kushtet me të cilat përballeni në burg?

Beleri: Patriot, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindëm dhe u rritem në sistemin diktatorial të Enver Hoxhës. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes sime, nuk ka rëndësi se ku jam, por ku nuk jam. Më duhej të isha në pozicionin tim si kryetar i Bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtat e bashkëqytetarëve të mi, grekë dhe shqiptarë. Gjatë gjithë periudhës parazgjedhore kam folur si një qytetar shqiptar, i cili kërkon përparimin dhe prosperitetin e vendit të tij, rrugën e tij të anëtarësimit në BE. Një shtetas shqiptar me origjinë greke që i atribuon marrëdhënieve mes minoritetit grek dhe qeverisë shqiptare, mundësinë që shteti shqiptar të bindë komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale që vepron në të gjithë territorin e tij.

Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

Beleri: Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor që regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare. Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina qe vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

Keni bërë ndonjë gabim ju apo bashkëpunëtori juaj që lejoi autoritetet shqiptare t'ju akuzonin?

Beleri: Asnjë. Rreth 15 ditë para zgjedhjeve ishte e qartë nga klima politike që unë po fitoja. Në sondazhe më shumë se 3 nga 10 votues të Ramës dhe 4 në 10 votues me origjinë shqiptare votonin për mua dhe jo për kryebashkiakun e zgjedhur prej tij, me mandat dymbëdhjetëvjeçar, në largim. Në 7 ditët e fundit, vetë Rama nisi një sulm vulgar ndaj meje, me ofendime dhe karakterizime të padëgjuara në diskursin publik, ndërkohë që mediat nxisnin devijime kundër minoritetit grek. E kam thirrur të qëndrojë në rolin e kryeministrit dhe e sigurova që të nesërmen do të kemi probleme vetëm si kundërshtar dhe do të punoj me të për aq vite sa do të jetë kryeministër.

Regjimi kërkon që bashkia e Heimarës të mbetet në duart e tij. Nëse marr detyrat e mia, do të kem njohuri për provat që nuk janë të aksesueshme publikisht sot. Kjo është dëshmi e rrëmbimit të pronës së grekëve dhe dhënies së saj tek “investitorët”. Këto janë prova të zhvatjes me kërcënimin e heqjes së titujve të pronësisë dhe detyrimit për të nënshkruar një parakontratë për t'i shitur pronën tuaj personit që ju kanë treguar.

Si të janë sjellë gjatë hetimit?

Beleri: ​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

Beleri: Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe, pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime. Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor. Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron që, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet janë ekonomike?

Beleri: Janë qe të dyja, komplementare me njëra-tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre. Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrënjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik që ndikon marrëdhëniet Greqi – Shqipëri?

Beleri: Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt Kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj  që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

Beleri: U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën. Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit. Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë. Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për  lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lukov himar: 09/07/2023 19:23

    Free FREDI BELERI.... FREEE

    Përgjigju
  • Kristo: 09/07/2023 17:49

    Fredi po sa mall ke cuar ne greqi me gomone dhe te prisnin ne qelqra po me maune shofer komella apo i harove si i spiunove shoket e tu qe u hoqe dokumentat apo harove si e spiunove ruci per aferat qe bente ne janine po ku i gjete parat qe ke blere toke ku i gjete parat per pallatet qe po bene qe je aksionere ose bizneset e tjera ti je nje plere asgje me teper ku i kercenoje te gjithe imarjotet se do u iqje pesjonin po mos te votonin tani besojme se ka shtet bravo policis dhe prekuroris

    Përgjigju
  • Të arrestuan si terrorist: 09/07/2023 17:42

    Ti e the vetë, neve nuk thamë gjë. Tjetër për se të arrestuan?

    Përgjigju
  • Himarioti: 09/07/2023 16:42

    Ti je nje palaco, nuk je per gjithe Himariotet. Ti Beleri kush nuk te ka votuar ne 2015, i ke raportuar te gjithe ne Greqi per ti hequr shtetesin Greke Himarioteve qe votuan Jorgo Goro. Si i ke hapur 5 biznese ne Himare? Me cfare para? Na thuaj pak edhe sponsoret e tu, qe jane mafia e Himares. Ata qe sheshin kokaine ne Himare ti Beleri i ke shok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?