Foto ilustruese

Frazat që ju bëjnë të dukeni i pasigurt

2 Maj, 14:39| Përditesimi: 2 Maj, 14:44

  • Share

Edhe frazat më të vogla dhe më të zakonshme mund të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit na perceptojnë.

Në një intervistë pune, për shembull disa fjalë mund të bëjnë dallimin midis të qenit një kandidat i sigurt dhe dinamik dhe dikujt që ndihet i pasigurt për kualifikimet e tij.

Ndaj është e rëndësishme të zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe të përdorni gjuhë të sigurt.

Nuk e di
‘Nuk e di’ është një nga frazat më të zakonshme që përdorim për të fituar kohë, për tu menduar ose për të shmangur bisedat.
Në vend të saj mund të përdorni si : Kjo është një pyetje vërtet interesante ose më jep një minutë kohë.

Më falni që po pyes, por…
Të thuash ‘Më fal’ mund të duket e sjellshme, por përdorimi i tepërt i saj veçanërisht në situata që nuk kërkojnë falje, mund të pakësojë ndikimin e asaj që thoni më pas dhe të bëjë që faljet e ardhshme të kenë më pak peshë.

Unë thjesht...
Kjo shprehje gjithashtu nënvlerëson çdo gjë që vijon.
'Dua vetëm të të pyes'; 'Thjesht po them', tregon dobësi të plotë nga ana juaj. Nëse keni diçka të rëndësishme për të thënë, atëherë thuajeni në mënyrë të drejtpërdrejtë jo duke i rënë rrotull.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?