Steve Rosenberg, korrespondenti i BBC në Moskë

Fraza 'nuk do ta bënte kurrë' nuk vlen për Vladimir Putin, a do ta shtypë ai butonin bërthamor?

28 Shkurt 2022, 11:50| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 11:52

  • Share

Shumë herë e kam menduar ‘Putin nuk do ta bënte kurrë këtë’, por më pas ai e bën. ‘Ai nuk do të fillonte kurrë një luftë në Donbas.’ Ai e bëri.

‘Ai kurrë nuk do të fillonte një pushtim të plotë të Ukrainës.’ Ai e ka filluar. Fraza ‘nuk do ta bënte kurrë’ duket se nuk vlen për Vladimir Putin.

Dhe veprimet e Putin ngrejnë një pyetje të pakëndshme: ‘Ai kurrë nuk do të shtypte butonin bërthamor i pari, a do e bëjë?"

Nuk është një pyetje teorike. Udhëheqësi rus sapo ka vënë forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri të lartë duke u ankuar për "deklarata agresive" nga liderët e NATO-s.

Kur ai njoftoi për ‘operacionin e tij special ushtarak’, ai bëri një paralajmërim rrëqethës.

"Për këdo që do të ndërhyjë nga jashtë, nëse e bëni këtë, do të përballeni me pasoja më të mëdha se sa mund të keni mendur që jeni përballur në histori".

Fjalët e Putinit duken si një kërcënim i drejtpërdrejtë i luftës bërthamore, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës Novaya.

Ky është një kërcënim se nëse Rusia nuk trajtohet siç dëshiron ai, atëherë gjithçka do të shkatërrohet.

Nëse Putin do të zgjidhte opsionin bërthamor, a do përpiqej dikush në rrethin e tij të ngushtë që ta ndalonte atë?

Elitat politike të Rusisë nuk janë kurrë me popullin, thotë Muratov. Ata gjithmonë marrin anën e sundimtarit. Dhe në Rusinë e Putin-it, sundimtari është i plotfuqishëm.

/Analizë nga Steve Rosenberg, korrespondenti i BBC në Moskë/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?