Franko Burraj

Franko Burraj siguron gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, i pari shqiptar në këtë fazë

1 Mars, 13:44| Përditesimi: 1 Mars, 13:46

  • Share

Në Kampionatin Botëror të Atletikës për sallat e mbyllura që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgow të Skocisë në Britaninë e Madhe, atleti shqiptar Franko Burraj u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400 metrave, gara e tij e preferuar, me kohën 46.86 sekonda, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë.

Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21:10 me orën lokale (22:10 me orën tonë).

Franko Burraj

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?