Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar

“Frankenshtain” do të ngjitet në Teatrin Kombëtar, sot zhvillohen provat gjenerale

12 Prill 2018, 07:37| Përditesimi: 12 Prill 2018, 07:42

  • Share

I dramatizuar nga romani i Mary Shelley nga Tim Kelly, “Frankenshtain” do të ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Ky është një produksion unik që vihet në skenë në bashkëpunim me artistët e Shqipërisë dhe Kosovës nga regjisori kosovar Ilir Bokshi. Pas një muaji provash nën interpretimin e aktorëve Helidon Fino, Besmir Bitraku, Yllka Mujo, Klea Huta, Erjona Kakeli, Gent Hazizi, e të tjerë, sot më mbrëmje do të zhvillohen provat gjenerale. Në këtë dramë luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Lulzim Zeqja dhe Niada Saliasi. Drama bën fjalë për njërin prej përbindëshave më të njohur të historisë që në kulturën popullore emri i tij pasqyron monstrën Frankenshtajn.


(Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar)

“Dhe shumë ndoshta nuk e dinë se Frankenshtain është vet shkencëtari e jo monstra. Megjithatë, janë disa që do të thonë se Frankenshtaini, për shkak të pikëpamjes së tij morale dhe asaj që ai ka arritur të krijojë, është po aq monstër sa krijesa që ai ka krijuar.”, shprehet regjisori Ilir Bokshi. Drama do ta ketë ketë premierën në datat 13, 14 e 15 prill, ora 19:00.

Ky adaptim i romanit të Shelley-t qëndron i veçuar nga dhjetëra adaptime të tjera filmike dhe skenike. Ai jo vetëm që i qëndron besnik romanit origjinal, por edhe ka ndërthur mjeshtërisht komiken dhe tragjiken, të cilat shpeshherë paraqiten si njësi më vete e si një dyshe e bashkuar.


(Momente nga provat gjenerale të "Frankenshtain" në Teatrin Kombëtar)

Viktor Frankenshtajn është një njeri i konsumuar nga shkenca dhe biologjia, pasioni jetësor i të cilit ka qenë të zbuloj shkakun e jetës apo e të dhënit jetë. Pas përpjekjeve dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ai më në fund zbulon një rrugë të kthej në jetë indet e njeriut të vdekur.

Ai arrin të krijoj jetë duke qepur së bashku një koleksion makabër pjesësh trupore të njeriut dhe duke përdorur procesin e tij special, ai ka sjellë në jetë një krijesë të ndërtuar nga pjesë trupore njerëzish, por akoma jo tamam njerëzor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?