Francë/ Po transportonin rreth 70 kilogramë kanabis, dy shqiptarët marrin dënime të ndryshme pasi njëri bashkëpunoi me drejtësinë

1 Dhjetor 2023, 20:06| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 20:13

  • Share

Dy shqiptarë, një 43-vjeçar dhe një 25-vjeçar, janë paraqitur para gjykatës së Nancyt në Francë, këtë të mërkurë, pasi u kapën me një sasi prej 67.4 kilogramë kanabis, në një nga kabinat e kontrollit të doganës Gye më 22 nëntor.

Pavarësisht se ishin bashkëpunëtorë në krim, 43-vjeçari Xhevair Mahmutaj dhe 25-vjeçari i identifikuar si Lulzim Dedja, nuk kanë marrë dënim të njëjtë nga drejtësia franceze.

Sasia e kanabisit u gjet në makinën tip “Citroen Berlingo’, e cila po drejtohej nga 43-vjeçari, i cila ka pranuar krimin duke arsyetuar se pranoi pagesën prej 5000 eurosh nga një bandë për transportimin e sasisë narkotike drejtë Spanjës, pasi ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike dhe po luftonte për mbijetesë.

Arrestimi i tij nuk u bë aq lehtë, pasi u përpoq t’i shpëtonte autoriteteve franceze, por pa sukses.

Ndërsa shqiptari tjetër 25-vjeçar dyshohet se ka patur rolin e “vëzhguesit” në këtë proces, por e ka mohuar këtë akuzë kategorikisht.

Ai ishte pas makinës “Citrone Borling” me automjetin e tij tip “Volksëagen Touran”.

Dyshimet për rolin kontrollues të 25-vjeçarit në transportimin e kanabisit janë përforcuar pasi rezulton se dy automjetet kanë bërë së bashku një rrugë shumë të gjatë.

Gjithashtu, drejtuesi i makinës “vrojtuese” ka telefonuar 10 herë drejtuesin e mjetit të ngarkuar me kanabis.

Gjykata “shpërbleu” bashkëpunëtorin e drejtësisë. Raportohet se 25-vjeçari i cili nuk pranoi pjesëmarrjen në krim, u dënua me 3 vite burg, ndërsa bashkatdhetari i tij, që sqaroi ngjarjen u dënua me 2.5 vite burg.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?