Franco Foda

Franco Foda mbërrin në Prishtinë, gati zyrtarizimi në stolin e Kosovës! Ka drejtuar për 5 vite Austrinë

16 Shkurt, 15:58
  • Share

57-vjeçari Franco Foda është i përzgjedhuri për të qenë trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll. Gjermani me origjinë nga Mainzi ka një CV për t'u admiruar, teksa mesditën e sotme udhëtoi nga Viena drejt Prishtinës për të konkretizuar marrëveshjen.

Foda e ka nisur karrierën 22 vite më parë në stolin e Sturm Graz, për të vijuar më pas edhe me Kaiserslauten në Gjermani. Rikthimi në Austri me Grazin ishte i vlefshëm, ku drejtoi për 135 ndeshje nga 2014-2017.

Pas këtij viti, Austria i besoi stolin e kombëtares për pesë vite. Nga 2017 deri në 2022 ai ka qenë pjesë e 48 ndeshjeve në pankinën e austriakëve. 18 ndeshjet në stolin e Zurich kanë qenë të fundit për të në pankinë, teksa nga vera e 2022 nuk ka qenë në detyrë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?