Biznesmeni francez Maxhid Alavaz dhe Elona Bejo

'Francezi kanosi partneren shqiptare'/ Pronarja e fermës në Këlcyrë kundërshton policinë: E vërteta është ndryshe

25 Qershor 2020, 08:26| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 08:30

  • Share

TIRANË- Elona Bejo, pronarja e fermës "Ferma Albanik" në Ballaban të Këlcyrës ka deklaruar se lajmet e publikuara ku në qendër të tyre është ajo dhe bashkëjetuesi i saj francez, janë të pavërteta, teksa i cilëson edhe si qesharake. Edhe pse lajmet janë bazuar mbi njoftimet zyrtare të policisë, Bejo thotë se e vërteta është krejtësisht ndryshe, por nuk e zbulon se cila është ajo.

"Lajmet nëpër portale janë tepër qesharake. E vërteta është krejt ndryshe. Falenderoj miqtë për mbështetjen! Unë jam shumë mirë dhe Ferma Albanik vazhdon të presë vizitorë! Ju përqafoj", shkruan Bejo.

Po për çfarë bëhet fjalë? Fillimisht policia raportoi se francezi Maxhid Alavaz, 58 vjeç u shpall në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa u shoqërua bashkëjetuesja e tij, shqiptare Elona Bejo për moskallëzim krimi. Francezi nuk u gjet në banesë 2 ditë më parë por këtë të mërkurë u vetëdorëzua në polici, dhe tashmë të dy po hetohen në gjendje të lirë.

Në një njoftim të dytë zyrtar, policia zbuloi se 58-vjeçari ka kërcënuar me fjalë partneren e tij 38-vjeçare dhe do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.

Njoftimi i parë i policisë
Posedonte armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim nga policia, arrestohet në flagrancë bashkëjetuesja  për "Moskallëzim krimi". Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasen E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale ""Moskallëzim krimi".  Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëjetuesit të saj, shtetasit francez M.A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme

Njoftimi i dytë i policisë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur në datën 22.06.2020, ku në fshatin Ballaban, Këlcyrë, në banesën e shtetasit M.A. u gjet një armë zjarri si dhe ky shtetas kishte kanosur me fjalë bashkëjetuesen,shtetasen E.B.,  në përfundim të veprimeve të para hetimore u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet për në veprat penale ‘’Armëmbajtja pa leje” dhe ‘'Kanosja’’. Ky shtetas është  shoqëruar nga shërbimet e policisë dhe në përfundim të veprimeve me urdhër të Prokurorit po ndiqet në gjendje të lirë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?