Francesco Totti

Francesco Totti: Vitin tjetër rikthehem te Roma, Mourinho njëshi i trajningut

15 Shtator 2023, 10:48
  • Share

Francesco Totti ka gëzuar tifozët dhe i ka hapur rrugën një rikthimi si drejtues te Roma, ekipi ku sulmuesi luajti gjatë gjithë karriereës së tij. Tanimë prej shtatë vitesh në "pension", Totti ka lënë gjithçka të hapur për një ribashkim me klubin, kjo pasi edhe më herët kur la futbollin ishte për disa muaj drejtues.

Pas ceremonisë së "Çmimeve Padel", Totti u ndal edhe te Roma e këtij sezoni, ndërsa kërkon që të shohë në fushë dyshen Lukaku-Dybala. Për Mourinhon tanimë mendimi i tij dihet, portugezi është trajneri më i mirë në botë.

"Mendoj se Mourinho më kërkon te Roma, të paktën kështu ka thënë apo jo? Ose pastaj ju mediat keni sajuar ndonjë histori të kotë. Të presim dhe të shohim, ndoshta do të jem te Roma në sezonin e ardhshëm. Me Mourinhon shkëmbejmë shpesh mesazhe, mbi të gjitha është një njeri i madh. Pastaj si trajner dihet, është numri një", tha ish-kapiteni.

Më pas Totti foli për kritikat kundër trajnerit dhe lojën që ai kërkon nga dyshja Dybala-Lukaku.

"Për të fituar duhen lojtarë, por edhe trajneri është tejet i rëndësishëm, është personi që motivon dhe udhëheq futbollistët. Kritikat ndaj Mourinhos? Le të flasin ata që nuk kanë fituar. Mourinho ka 24 trofe, një nga trajnerët me më shumë tituj, ndoshta më shumë se Ancelotti.

Dybala-Lukaku? Nuk i kemi parë ende të luajnë së bashku, por presim gjëra të mëdha. Duhet minimum të sigurojmë kualifikimin në Champions League, e kemi nisur pak keq kampionatin, por ka edhe shumë ndeshje", tregoi Totti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?