Bota

Francë, nga sot hyn në fuqi Certifikata e Shëndetit

9 Gusht 2021, 15:18| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 16:57

  • Share

Duke nisur nga dita e sotme qytetarët francezë duhet të tregojnë Certifikatën e Shëndetit për të shijuar aktivitetet rutinë, të tilla si pirja e një kafeje në një kafene,  udhëtimi në një tren ndërqytetas apo një darke në një restorant.

Certifikata e Shëndetit nënkupton që qytetarët duhet të posedojnë një dëshmi të vaksinimit, një test negativ ose një provë që janë shëruar më parë nga COVID-19, për të qenë në gjendje të frekuentojnë ambientet e mbyllura.

Testet negative duhet të jenë të paktën të bëra 72 orët e fundit dhe duhet të jenë të bëra nga një mjek.

Macron shpreson se plani do të përshpejtojë edhe më shumë vaksinimin në Francë, ku mbi 55 përqind e popullsisë ka marrë dy doza dhe ka gati mbi shtatë milionë prenotime të reja.

Masa hyri në fuqi pavarësisht protestave të shumta që e kanë përfshirë vendin katër javët e fundit.

Kundërshtarët argumentojnë se rregullat e reja shkelin liritë civile në një vend ku liria individuale vlerësohet. Ku vetëm në protestën e fundit morën pjesë rreth 237,000 njerëz në të gjithë Francën.

Anketat e fundit kanë treguar se shumica e francezëve e mbështesin propozimin e Macron madje edhe për përdorimin e tyre në kafene dhe restorante.

Që nga 21 korriku, certifikata kërkohet për të vizituar kinematë, teatrot dhe muzetë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?