Presidenti francez, Emmanuel Macron

Bota

Franca merr drejtimin e presidencës së BE në 2022, Macron: Do ta shfrytëzojmë që të heqim dënimin me vdekje në të gjithë botën

10 Tetor 2021, 12:46| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 12:52

  • Share

FRANCË- Franca do të përdorë presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian për të nisur një fushatë globale për heqjen e dënimit me vdekje, tha presidenti Emmanuel Macron.

Në një fjalim që përkujton 40 vjetorin e heqjes së dënimit me vdekje në Francë, Macron tha se në Paris do të organizohet një samit në 2022 për sensibilizim dhe dhënies fund të dënimit me vdekje në të gjithë botën.

“Ne do të organizojmë një takim të nivelit të lartë në Paris, duke bashkuar shoqëritë civile nga vendet që ende zbatojnë dënimin me vdekje, në mënyrë që të bindim udhëheqësit e tyre për rëndësinë dhe urgjencën e heqjes së tyre.”, tha ai.

Franca do të marrë drejtimin e presidencës së radhës së Këshillit të BE -së në gjysmën e parë të vitit 2022.

Presidenti francez vuri në dukje se 106 shtete deri më tani kanë hequr plotësisht dënimin me vdekje, por 483 ekzekutime janë kryer nga 33 regjime politike në vitin 2020.

Dënimi me vdekje është ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Kinë dhe Indi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redon: 11/10/2021 12:56

    E hapi sqepin ky Burri i Plakes?

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2021 01:17

    Dhe kush flet per heqjen e denimit me vdekje? Shteti qe deri ne 80'perdorte akoma gijotinen !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?