Francë: Më shumë se 2,500 persona thyejnë kufizimet, organizojnë festë për ndërrimin e viteve

2 Janar 2021, 10:06| Përditesimi: 2 Janar 2021, 11:58

  • Share

Më shumë se 2,500 francezë kanë zgjedhur të thyejnë rregullat dhe të festojnë ndërrimin e viteve, edhe pse në vend është vendosur shtetrrethimi. Festa është mbajtur në një depo në Lieuron afër Rennes në Brittany, filloi të enjten dhe vazhdon ende.

Nga e premtja në mbrëmje, tingujt e techno mund të dëgjoheshin nga vendi i festës, megjithëse policia po parandalonte që të sapoardhurit të bashkoheshin në skenë.

Një numër i madh personash janë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Të pranishmit janë përplasur me policinë, i kanë vënë flakën një makine dhe kanë hedhur objekte ndaj oficerëve që u përpoqën të ndalin festën  dhe të paktën tre oficerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë që edhe vetë të pranishmit u shprehën se nuk kanë respektuar distancimin shoqëror. Shumë prej tyre madje kaluan natën në makina para se të ktheheshin për të kërcyer, raporton Le Monde. Disa të pranishëm planifikojnë të qëndrojnë aty deri të Dielën ndërsa të tjerët thanë se shpresonin të qëndronin deri të Martën.  Të Premten vonë, Ministri i Brendshëm francez  Gérald Darmanin mbajti një takim për të diskutuar ngjarjen. Ai tha se të gjitha daljet e automjeteve ishin bllokuar dhe më shumë se 200 njerëzve u ishte dhënë paralajmërim verbal nga policia.

Franca prezantoi rregulla të rrepta përpara Vitit të Ri duke përfshirë një shtetrrethim nga 20:00 deri në 06:00. Më shumë se 100,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë vendin për të prishur organizimet festive dhe për të zbatuar shtetrrethimin.

Franca ka regjistruar më shumë se 2.6 milion raste koronavirus  dhe është i pesti vend në botë sa i përket numrit të të infektuarve dhe 64,892 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?