Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Francë, kosovari vret brutalisht të dashurën me thikë në sytë e vajzës së tyre 4-vjeçare, e lë pa jetë në rrugë dhe largohet

25 Maj 2021, 09:58| Përditesimi: 25 Maj 2021, 10:00

  • Share

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moselë, të Francës, ku Liridon B, 23-vjeçari me origjinë kosovare, ka vrarë brutalisht me thikë, Stéphanien, një 21-vjeçare, mesnatën e së dielës, në sytë e vajzës së tyre 4-vjeçare.

Autori e qëlloi 21-vjeçaren 5 herë me thikë, duke e lenë të vdekur, në një rrugë pranë shtëpisë së tyre dhe është larguar nga skena e krimit, përpara se policia të mbërrinte.  

Liridon.B është një person i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për drejtimin e automjetit pa licencë, apo në gjendje të dehur si dhe tejkalimin e shpejtësisë.

Sipas mediave franceze,  Liridoni kishte vuajtur një vit dënimin me burg, por së fundmi ishte lënë në “arrest shtëpie”, për të mbështetur financiarisht gruan dhe fëmijën e tij në jetën dhe detyrimet e përditshme.

Nëna e re, ka lenë pas vajzën e tyre të vogël, 4-vjeçare, e cila është nën kujdesin e mjekëve pas shokut që kaloi, pasi pa skenën e tmerrshme të krimit.

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi, autori i vrasjes makabre është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?