Alex Batty

Gjendet në Francë, djali anglez, ishte zhdukur në Spanjë 6 vite më parë

14 Dhjetor 2023, 22:02| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 22:43

  • Share

Një 17-vjeçar nga Oldham i Mbretërisë së Bashkuar, i cili u zhduk në Spanjë në vitin 2017, është gjetur në Francë pas 6 vitesh kërkim nga familjarët dhe autoritetet.

I mituri i identifikuar si Alex Batty, u gjet në qytetin Revel, në lindje të Toulouse, mëngjesin e 13 dhjetorit.

BBC raporton se zyra e prokurorit në Toulouse ka deklaruar se familja kishte konfirmuar identitetin e adoleshentit.

Aleksi ishte zhdukur prej gjashtë vitesh pasi kishte shkuar me pushime me nënën dhe gjyshin e tij.

17-vjeçari aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale në Francë, në pritje të mbërritjes së autoriteteve britanike, të cilët do të mundësojnë rikthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë një shofer i rastësishëm i cili ka parë djalin teksa endej i përhumbur në një rruge në ultësirën e Pirenejve. Më pas shoferi ka marrë djalin dhe e ka dërguar në stacionin më të afërt të policisë.

Sipas policisë franceze, djali ka deklaruar se ka qenë në Francë për dy vite.

Gjatë kësaj periudhë ai besohet të ketë jetuar në luginat e largëta të Pirenesë, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin.

Gjyshërit e të miturit, Melanie dhe David Batty, u larguan nga Greater Manchester me Alexin për në Marbella në Spanjë më 30 shtator 2017.

Asokohe ai u pa për herë të fundit në Portin e Malagës më 8 tetor, ditën kur pritej të ktheheshin në MB pas pushimeve.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?