Francë/ Disa për plazh, e disa duke hipur në gomone për në Londër! Fotografi francez zbulon pamjet dramatike

9 Gusht 2023, 13:50| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 14:00

  • Share

Ditët e fundit, në plazhet e Francës të cilat janë të mbushura plot me pushues janë kapur edhe disa pamje dramatike, ku shihen dhjetëra emigrantë të paligjshëm që hipnin në gomone për të arritur në Britaninë e Madhe përmes kanalit La Mansh.

Një fotograf francez i ka realizuar fotografitë në plazhin e Boulogne-Sur-Mer që ndodhet rreth 31 milje larg ishullit të premtuar përmes kanalit të La Manshit.

Në gomone kanë hipur gra të veshura me hixhab dhe fëmijë të mitur, teksa bashkëmoshatarët e tyre po pushojnë në brigjet e Francës me familjarët e tyre.

Tashmë dihet se Kanali i La Manshit është një ndër rrugët më të shkurtra për emigrantët e paligjshëm që duan të arrijnë në Britaninë e Madhe, ku prej shumë vitesh kjo rrugë është zgjedhur jo vetëm nga të huajt por edhe nga shqiptarët, të cilët kanë qenë shpesh në faqet e para të mediave britanike.

Franca dhe Britania shpesh herë kanë pasur marrëveshje për parandalimin e këtij fenomeni të paligjshëm, i cili pavarësisht masave, emigrantët vijojnë ende të kalojnë me gomone.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?