Bota

Franca shpall persona non-grata 6 agjentë rusë

12 Prill 2022, 00:31| Përditesimi: 12 Prill 2022, 00:32

  • Share

Pas një hetimi të plotë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Francës njoftoi se  Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) zbuloi të dielën më 10 prill një operacion klandestin të kryer nga shërbimet e inteligjencës ruse në territorin e tyre. 

Gjashtë agjentë rusë që vepronin nën mbulesë diplomatike dhe aktivitetet e të cilëve rezultuan në kundërshtim me interesat kombëtare janë shpallur persona non grata. 

Në mungesë të ambasadorit rus, numri dy është thirrur për t'u informuar për këtë vendim.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?